Ekipi i aktorëve turq vizitojnë kompleksin memorial “Adem Jashari”

Mediale Vip

Ekipi i aktorëve turq vizitojnë kompleksin memorial “Adem Jashari”

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 15:56
Pamje nga vizita

Një ekip i aktorëve turq po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

Telenovelat turke janë mjaft të shikuara nga audienca shqiptare, e kjo gjë ka bërë që aktorët turq disa herë ta vizitojnë Kosovën.

Së fundi, ishte aktorja e njohur Semra Dincer bashkë me disa aktorë të tjerë, ata që erdhën për vizitë në Kosovë.

Ky ekip ka vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari”, ku u shoqëruan nga Vedat Bajrami dhe Arbnora Ademaj.

Vedati ka publikuar një fotografi në Instagram, në të cilën ka shkruar “Me ekipen e Filmit nga Turqia vizitë në Kompleksin Memorial Adem Jashari”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat