Adelina: Në Shqipëri kurrë nuk u jepnin çmime këngëtarëve të Kosovës

Mediale Vip

Adelina: Në Shqipëri kurrë nuk u jepnin çmime këngëtarëve të Kosovës

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 21:37
Adelina Ismaili

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, e ftuar në emisionin ‘Pressing’, ka thënë se gjatë kohës së fillimit të karrierës së saj, gjatë koncerteve në Shqipëri, këngëtarëve të Kosovës nuk u jepnin çmime të muzikës.

“Nuk më kujtohet që dikush nga Kosova ka marrë ndonjë çmim. Deri vonë kam besu që ka ekzistu një marrëveshje e pashkruar që mos me e fitu asnjë Kosovar, jo që na e kanë dikush, është ditur por nuk është diskutuar kurrë” tha Ismaili.

Ajo shtoi gjithashtu se muzika në Shqipëri ishte më shumë e orientuar drejt muzikës së shkollës për shkak të zhvillimit të teatrit e operas, ndërsa në Kosovë kishte filluar të zhvillohej muzika pop.

“Ne komplet e kishim një tjetër botë, ishte Mihrie Braha, Gili, në atë kohë kishte filluar muzika pop të zhvillohet” tha ajo. Ndër tjera Adelina Ismaili shtoi se “një këngë është përgaditur për gjashtë muaj dhe dy vjet na u desht përgaditje për paraqitje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat