“Vejusha e zezë” mbetet aktorja më e paguar në botë

Mediale Vip

“Vejusha e zezë” mbetet aktorja më e paguar në botë

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 16:48
Scarlett Johansson

Ylli amerikan, Scarlett Johansson, tashmë e njohur si “Vejusha e zezë” mbetet edhe në vitin 2019 aktorja më e mirëpaguar në botë, për të dytin vit radhazi, sipas klasifikimit vjetor të revistës “Forbes” publikuar sot.

Dhe nëse aktorët që bëjnë pjesë në 10 vendet e para të top listës kanë fituar të gjithë më shumë se 20 milionë dollarë, pabarazitë në paga ka qenë gjithnjë të pranishme në Hollyvud.

Megjithatë me 56 milionë dollarët e fituar, Scarlett Johansson është renditur e teta në klasifikim për të gjithë aktorët, burra dhe gra.

Aktorja 34-vjeçare ka fituar 15,5 milionë më shumë se në vitin 2018, kryesisht në sajë të suksesit botëror të sagës “Avengers: Endgame”, që i ka vlejtur një çek prej rreth 35 millionë dollarësh.

Por, në krahasim Robert Downey Jr., që mishëron Iron Man përkrah saj në sagën Marvel, është paguar rreth 55 milionë dollarë për rolin e tij në të njëjtin film.

Sipas klasifikimit të “Forbes” aktorët meshkuj më të mirëpaguar, Robert Downey Jr. u rendit në vendin e tretë me 66 milionë dollarë në total pas Dwayne Johnson (89,4 milionë) dhe kolegut të tij Chris Hemsworth (76,4 milionë).

Në vendin e dytë për femra ndodhet Sofia Vergara, ylli i serialit televiziv “Modern Family”, me 44,1 milionë dollarë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat