Pas vdekjes së 5 personave në koncert, ja çfarë bëjnë këngëtarët e hitit “Zemër” - Bota Sot
Pas vdekjes së 5 personave në koncert, ja çfarë bëjnë këngëtarët e hitit “Zemër”

Mediale Vip

Pas vdekjes së 5 personave në koncert, ja çfarë bëjnë këngëtarët e hitit “Zemër”

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 17:53
Dhurata Dora, Soolking

Mbrëmjen e 22 gushtit, reperi Soolking mbajti një koncert në Algjeri ku humbën jetën 5 persona e mbetën të plagosur 20 të tjerë.

Edhe këngëtarja Dhurata Dora ishte e ftuar për të performuar hitin e tyre “Zemër”, i cili numëron miliona klikime. Por të dy janë lënduar nga ngjarja e rëndë, e cila u shkaktua nga një turmë e madhe njerëzish që shkaktuan rrëmujë pasi thyen njërën prej hyrjeve.

Asnjëri nuk e dinte për tragjedinë ndodhi pak para nisjes së koncertit, prandaj vijuan performancën.

Reperi Soolking e ka sqaruar këtë me anë të një postimi në Instagram. Madje ai ka vendosur foto të zezë dhe të gjitha imazhet e tjera që kishte i ka fshirë.

“Mësova me tmerr vdekjen e 5 personave të pafajshëm, si rezultat i një përleshjeje që ndodhi pak para mbrëmjes, jashtë stadiumit. Kësaj i shtohet një numër i konsiderueshëm i të plagosurve.

Është një trishtim i pafalshëm që na ka pushtuar të gjithëve në njoftimin e kësaj tragjedie. Të gjithë jemi të shkatërruar dhe të tronditur, por e dimë se nuk është asgjë para dhimbjes që familjet dhe të afërmit e viktimave mund të ndjejnë.

As unë dhe artistët që më shoqëronin në skenë nuk ishim të vetëdijshëm për këtë dramë dhe pasojat e saj të dhimbshme para dhe gjatë koncertit, gjë që shpjegon faktin përse ne vazhduam performancën tonë. Askush nga ne nuk do të kishte dalë në skenë pas këtij lajmi fatal.

Ne ndajmë hidhërimin e familjeve të viktimave dhe i lutemi Zotit të mëshirshëm t'i mirëpresë ata në parajsën e tij të gjerë.

Ne e dimë se asnjë fjalë nuk mund të lehtësojë dhimbjen e familjeve dhe ne jemi me gjithë zemër me ta”, shkruajti Soolking.

Ndërsa këngëtarja shqiptare Dhurata Dora falenderoi Algjerinë që e priti në mënyrën më të mirë, por u shpreh se lajmi i tragjedisë e trishtoi.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...