Bleona ka për t’i thënë diçka Norës dhe Robertit pas njoftimit për ndarje

Mediale Vip

Bleona ka për t’i thënë diçka Norës dhe Robertit pas njoftimit për ndarje

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 16:19
Bleona Qereti

Mbrëmjen e djeshme Robert Berisha deklaroi publikisht se ai dhe Nora Istrefi ishin ndarë. Prej kohësh në media të ndryshme përflitej se një nga çiftet më të dashur të ekranit, Nora Istrefi dhe Robert Berisha, po kalonin një krizë në marrëdhënien e tyre.

Këngëtari vendosi që publikisht të konfirmonte ndarjen nga bashkëshortja me të cilën ka vajzën Renee e me të cilën kishte plot 14 vjet bashkë.

Të shumta ishin komentet për ndarjen më të bujshme të momentit. Mes komentuesve nuk kanë munguar edhe personazhet e njohur.

Një ndër to është edhe Bleona Qereti. Kjo e fundit ka lënë komentin e saj në profilin e Robertit, ndërsa shprehet se i bashkohet dhimbjes së tyre.

“Fat të mirë për të dy. Nga të gjithë njerëzit unë ndjej dhimbjen tuaj dhe atë që po kaloni. Do ta kapërceni këtë. Ju dua të dyve”, ka shkruar Bleona.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat