Vizitës së Unikkatilit në Kosovë i erdhi fundi, falënderon të gjithë për përkrahjen

Mediale Vip

Vizitës së Unikkatilit në Kosovë i erdhi fundi, falënderon të gjithë për përkrahjen

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 19:26
Unikkatil

Janë bërë një muaj që nga ardhja e Unikkatilit në Kosovë.

Unikkatil në muajin korrik pas lansimit të bashkëpunimit me Mozzik ‘Shqiptar’ kishte udhëtuar nga SHBA për në Kosovë për një qëllim pasor, takimin me fansat e tij, shkruan lajmi.net.

Ikona e repit shqiptar kishte filluar ‘turneun’ e koncerteve, me organizimin e parë të mbajtur në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë për të vazhduar me disa koncerte në qytete tjera të Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe ai kishte takuar edhe familjarët dhe miqtë e tij të cilët i falënderon për mikpritjen e bërë.

Me një postim të bërë në Instagram, reperi njoftoi se vizitës së tij i erdhi fundi dhe në fotografinë e publikuar ku shihet edhe Don Phenom la këtë shkrim

“Erdh fundi i vizitës për këtë herë. Faleminderit tonve për përkrahjen e madhe e faleminderit miqëve e familjarëve që jeni gjithmonë me mu! Me vjen keq për njerëzit e miqët e shumtë që nuk mujta me taku. Shihemi herën tjetër! Jena numero UNO!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat