Ermal Mamaqi nuk është pjesë e “TV Klan”? Ja si qëndron e vërteta

Mediale Vip

Ermal Mamaqi nuk është pjesë e “TV Klan”? Ja si qëndron e vërteta

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 23:08
Ermal Mamaqi

Një ditë më parë, “TV Klan” postoi në profilin e tij zyrtar në “Instagram” një video ku tregonte emisionet që do të nisin në sezonin e ri televiziv.

Nga ky postim u zbuluan programet e vjetra që nuk do jenë më dhe ato të rejat që pritet të nisin transmetimin shumë shpejt.

Ajo që ra në sy, ishte mungesa e emisionit të Ermal Mamaqit, “Xing me Ermalin”, ku të gjithë menduan se moderatori është larguar nga “Klan”.

Por revista “Class” raporton se Ermali ka angazhime të reja këtë vit dhe se sipas burimeve, ai është sërish pjesë e këtij televizioni me “Xing”-un, edhe pse do të ketë disa ndryshime.

Emisioni i Mamaqit nuk do të nisë transmetimin këtë sezon, por në janar, me siguri pasi të ketë mbaruar xhirimet e filmit të tij të tretë. “I love Tropoja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat