Jeta krah një legjende futbolli, flet partnerja e Ronaldos

Mediale Vip

Jeta krah një legjende futbolli, flet partnerja e Ronaldos

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 23:28
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez ka zbuluar se si është të takosh një legjendë ndërkombëtare të futbollit.

Rodriguez, 25 vjeçe, u shpreh se nuk është e lehtë të takosh Ronaldon, 34 vjeç, por thotë se përveç rastësisë nuk do ta kishte ndonjë mënyrë tjetër.

“Të jesh partneri i dikujt kaq i famshëm nuk është e lehtë, por nuk do ta ndryshoja atë për tërë botën,” tha Rodriquez për “The Sun”.

Georgina Rodriguez zbulon se ishte e dashuruar në shikim të parë me Cristiano Ronaldo.

Ish-asistente shitjesh ajo u shpreh se ishte “dashuri në shikim të parë”, kur u takua me Ronaldon tre vjet më parë në një dyqan Gucci në Spanjë. Nja dy ditë më vonë ata u takuan dhe pjesa tjetër është histori dashurie mes tyre.

Duke u folur për takimin e tyre të parë, ajo shtoi:

“Bisedonim në një atmosferë të relaksuar, jashtë mjedisit tim të punës".

Rodriguez gjithashtu ndau sekretin se çfarë e mban gjallë dashurinë mes tyre.

“Ajo që unë ndiej për të është më e fortë se çdo gjë, nga çdo lloj presioni. Së bashku ne jemi më të fortë dhe kemi një admirim të ndërsjellë,” tha Rodriguez. “Por të joshësh dhe të ëndërrosh është kaq e rëndësishme. Unë gjithmonë fle me të brendshme dhe preferoj të brendshme femrash seksi".

Rodriguez është në lidhje me Ronaldon që nga viti 2016.

Ata ndajnë vajzën një vjeçare Alana Martina. Ronaldo është gjithashtu babai i Christiano Jr, tetë vjeç, dhe binjakëve Eva dhe Mateo, nga dy vjeç, të cilët kanë lindur me një nënë anonime.

Çifti jeton në Torino që kur Ronaldo nënshkroi një marrëveshje për t’u bashkuar me  Juventus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat