Që pa filluar “Kënga Magjike”, Fifi zbulon titullin e këngës dhe bashkëpunëtorin e saj

Mediale Vip

Që pa filluar “Kënga Magjike”, Fifi zbulon titullin e këngës dhe bashkëpunëtorin e saj

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 23:30
Fifi

Edhe pak kohë na ndajnë nga festivali “Kënga Magjike”, kur artistët e njohur shqiptarë do të marrin pjesë me projektet e tyre muzikore.

E tani është momenti kur mund të dëgjojmë emrat e atyre që do të garojnë në këtë edicion të “Kënga Magjike”, e cila kësaj radhe do të vijë me disa ndryshime si në mënyrën e votimit, ashti edhe në jurinë e artistëve të rinj.

Teksa pak ditë më parë u zbulua se modelja e njohur, Adrola Dushi, do të jetë krah Ardit Gjebreas, së fundmi kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë spektakël edhe katër këngëtarë.

Ato janë Anxhela Peristeri, Linda Halimi, Ardit Çuni dhe Fifi. Kjo e fundit gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj, u pyet se a do konkurrojë këtë vit te “Kënga Magjike”.

“Unë zakonisht bëj “Zhurmë” mbase ngaqë muzikalisht “Jam Psikopate”. Po këtë vit do maroj fare domethënë, “Marova”, është përgjigjur këngëtarja, duke zbuluar kështu edhe titullin e këngës dhe bashkëpunëtorin e saj, Kledi Bahiti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat