Pushimet e para romantike të Klaudia Pepës pas divorcit, balerina i jep drejtim të ri jetës në Itali

Mediale Vip

Pushimet e para romantike të Klaudia Pepës pas divorcit, balerina i jep drejtim të ri jetës në Itali

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 23:31
Klaudia Pepa

Dy vite pas divorcit nga koreografi Albi Nako, duket se kanë mjaftuar që balerina Klaudia Pepa të provojë një fillim të ri.

Dihet tashmë që balerina e njohur jeton në Itali, aty ku po vazhdon karrierën e saj. E pas ndarjes me koreografin Albi Nako nuk kemi dëgjuar asgjë rreth saj sa i përket jetës private. Por flitet se kemi të reja.

Në foto, Klaudia shihet e shtrirë përtokë, teksa një djalë i ka kapur këmbën, një foto që nënkupton se ky djalë i ka rrëmbyer jo vetëm zemrën, por dhe trupin. “Më ndihmoni”, ka shkruar Klaudia pranë fotos, ndërsa komentuesit kanë nisur menjëherë ta pyesin nëse djali në foto është i dashuri i saj.

Natyrisht që të gjithë presin me padurim deklaratën e saj. Tri vite pasi iu rrëmbeu zemrën italianëve në “Amici”, Klaudia Pepa u kthye vitin e kaluar në Shqipëri si moderatore e “Kënga Magjike”. Primabalerina e “Tv Klan”, e cila po surprizon profesionistët me performancat e saj në “Amici” të “Mediaset”, është active në “Instagram”. Por, si e përshkruan ajo karrierën nga primabalerina e “Tv Klan” tek “Amici” dhe famën në Itali?.

“Kjo është një fazë e re e imja, me një dimension më të madh artistik, ishte koha të bëja një ndryshim, të provoja veten time jashtë Shqipërisë, të provoja talentin tim përballë talenteve të Italisë. Më eci mbarë dhe falënderoj Zotin, që sot bëj edhe një jetë shumë më të mirë. Shpesh poston në “Instagram” foto ku duket një ikonë mode me stilin e veshjes. Është jeta e saj realisht një “bella vita”? “Më pëlqen ta them që jeta ime është një ‘bella vita’. Po, është e tillë. Përveç stërvitjes sime, angazhimeve dhe eventeve të ndryshme të baletit, jam duke studiuar edhe për aktrim dhe shpresoj që në një të ardhme të jem në ekranin e madh. Më pëlqen shumë kinemaja”, tregon ajo.

RRËFIMI I KLAUDIAS: UNË BESOJ ENDE NË DASHURI, FAMILJE S’KAM PLAN TË KRIJOJ PËR MOMENTIN

Por, a ka një shans që ajo të rikthehet në televizionin ku punon ish-bashkëshorti, Albi Nako? “Nuk kemi diskutuar për detaje të tilla… Jemi në marrëdhënie të qeta dhe mirëkuptuese. Nuk besoj se do të rikthehem në televizion si balerinë. Por ku i dihet, një program i imi? Një program kërcimi? Një bashkëpunim me “Tv Klan”?

Deri atëherë nuk i dihet!”. Si i përgjigjet ajo pyetjes: “Je e lumtur nën lëkurën tënde?” “Po, ndihem e lumtur pa dyshim. Bëj punën që dua, jam e rrethuar nga njerëz që më duan. Çdo gjë më ka shkuar mbarë, pse mos të jem e lumtur? Edhe në idealen e fizikut, jam akoma në format e duhura”.

A beson ajo ende te dashuria dhe a do të ndërtojë sërish familje? “Unë besoj shumë në dashuri, familje për momentin jo, karrierë me siguri”. Në lidhje me jetën që bën në eventet ndërkombëtare, ajo thotë se pjesa më e vështire është që ndodhet larg familjes së saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat