Woodley bëhet bashkë me De Niron dhe Labeouf

Mediale Vip

Woodley bëhet bashkë me De Niron dhe Labeouf

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 23:35
Shailene Woodley

Shailene Woodley i është bashkuar kastit të After Exile!

Aktorja 27-vjeçare ka nënshkruar kontratë për t’iu bashkangjitur Robert De Niros dhe Shia LaBeouf në dramën e ardhshme.

Filmi ka të bëjë me historinë e Mike Delaney, i cili pasi lirohet nga burgu për shkak të vrasjes së një personi të pafajshëm gjatë një plaçkitjeje të dhunshme, i duhet të rikthehet në jetën e dikurshme ku ai dhe babai i tij ish-kriminel tentojnë ta shpëtojnë vëllanë e tij të vogël nga e ardhmja vdekjeprurëse e drogës dhe krimit.

Shailene do ta luajë rolin e Dana-s, gruas e cila u rrit me Mike dhe lidhja problematike e të cilëve i çon në jetën e drogës dhe depresionit.

Xhirimet e filmit janë planifikuar të nisin në nëntor në Filadelfia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat