Rita Lati feston ditëlindjen, Roza ka dy fjalë për mamanë: Sot ka 25-vjetorin…

Mediale Vip

Rita Lati feston ditëlindjen, Roza ka dy fjalë për mamanë: Sot ka 25-vjetorin…

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 17:31
Rita dhe Roza Lati

Moderatorja e njohur, Roza Lati, ka treguar gjithmonë se ka një raport shumë të afërt me mamanë e saj, aktoren e humorit, Rita Lati.

Madje edhe nëpër intervista të ndryshme ku kanë qenë të ftuara së bashku, ato dukeshin si dy shoqe të ngushta, përveç raportit nënë e bijë.

E teksa sot Rita feston 60-vjetorin e lindjes, Roza ka vendosur që ta urojë edhe publikisht nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”.

Moderatorja ka postuar një foto të mamasë, e cila në sytë e saj duket si një divë 25-vjeçare. Gjithashtu ajo i ka kërkuar falje Ritës për të gjitha rastet kur i ka shkaktuar probleme.

“Sot ka 25 vjetorin kjo Diva @rita_lati_ !

Jetofsh pergjithmone qe t’me mbash edhe mua rrahjet e zemres gjalle.

Te dua.

Edhe me fal per ato 1001 rastet qe ti kam tensionuar une ty rrahjet e zemres tende”, shkruan Roza në postimin e saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat