Ronela Hajati ‘godet’ me një imazh ‘të nxehtë’ nga plazhi

Mediale Vip

Ronela Hajati ‘godet’ me një imazh ‘të nxehtë’ nga plazhi

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 12:57
Ronela Hajati

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe fotografitë provokuese.

Një të tillë, Hajati e ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet me bikini në plazh.

E veshur me një copë transparente në pjesën e poshtme, këngëtarja nga Shqipëria vuri mjaft mirë në pah linjat atraktive.

Ajo është komentuar gjithnjë për trupin e saj, në veçanti të pasmet e mëdha, të cilat nuk ka hezituar që t’i ekspozojë nëpër paraqitjet e saj skenike.

Duket se pas një vere shumë të angazhuar me projekte muzikore e koncerte të shumta, Ronela më në fund ka gjetur pak kohë për pushime, teksa ka zgjedhur bregdetin e Dhërmiut për pushimet e saj të verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat