Meghan Markle dhe Princi Harry gjetën një dado të re për djalin dhe ja rezultati

Mediale Vip

Meghan Markle dhe Princi Harry gjetën një dado të re për djalin dhe ja rezultati

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 20:08
Meghan Markle dhe Princi Harry

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë punësuar një dado të re për djalin e tyre 3 muajsh Archie, dhe nga sa duket, janë shumë të lumtur me zgjedhjen e tyre. Sipas Entertainment Tonight, Duka dhe Dukesha e Sussex-it punësuan një dado të re në muajin korrik për t'u kujdesur për Archie dhe deri tani, e konsiderojnë "një bekim".

Dadoja e re u zbulua duke shoqëruar prindërit në pushimet e tyre të fundit në Francë, por pritet gjithashtu edhe që ata të udhëtojnë bashkë me Archie në turneun mbretëror të Harry dhe Meghan në Afrikën e Jugut, në tetor.

Prindërit mbretërorë nuk punësuan menjëherë një dado kur lindi Archie në maj, sepse në vend të saj, ata kërkuan ndihmë nga nëna e Meghan, Doria Ragland, e cila qëndroi me të bijën dhe dhëndrin në Frogmore Cottage që nga mesi i prillit derisa erdhi në jetë Archie. Punësimi i një dadoje (e treta që nga lindja e Archie) është vetëm një nga disa punësime të reja në familjen mbretërore, pasi familja e tre po përgatitet për një vjeshtë të ngjeshur, madje edhe Meghan pritet t'u kthehet detyrave të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat