E krahasoi me lopë në foton atraktive, Enca ofendon ndjekësin

Mediale Vip

E krahasoi me lopë në foton atraktive, Enca ofendon ndjekësin

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 19:34
Enca Haxhia

Enca i është përgjigjur ndjekësit që e krahasoi me lopë në fotografinë sensuale.

Enca Haxhia këto ditë ka postuar vazhdimisht fotografi nga prapaskenat e xhirimeve të filmit.

Së fundi, këngëtarja postoi një foto në të cilën u shfaq me armë në dorë pranë një veture në Tropojë.

Forografia pranoi shumë pëlqime dhe komente nga ndjekësit e tyre, por një prej këtyre komenteve e bëri Encën të reagojë.

“Besoj që ke takuar shumë shoqe të tua në ato fusha dhe lëndina në Tropoj”, i shkruan ndjekësi me ironi.

Ndërsa përgjigja e Encës ishte “Yess, pash mamin tat, e bëra dhe xhan xhan”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat