Sofia Richie veshi një palë bikini të vitit 2002 me një çmim marramendës

Mediale Vip

Sofia Richie veshi një palë bikini të vitit 2002 me një çmim marramendës

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 08:11
Sofia Richie

“Venice Film Festival” ka mbledhur personazhet më të njohur të “Hollywood”. Pjesë e këtij eventi është bërë edhe Sofia Richie.

Modelja nuk i ka kursyer postimet në ‘Instagram’ dhe së fundmi ka habitur me zgjedhjet e saj të rrobave të banjos.

Sofia u shfaq me një palë bikini të zeza “Christian Dior” të vitit 2002.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

In between looks

A post shared by Sofia Richie (@sofiarichie) on

Kjo zgjedhje e Sofias tërhoqi vëmendje jo vetëm sepse bikinit ishin 17 vjet të vjetra, por sepse çmimi i tyre kap shifrën 1,295 dollarë.

Pak ditë më parë ajo festoi ditëlindjen e saj të 22-të dhe partneri i saj, Scott Disick i dhuroi një makinë luksoze të tipit “Aston Martin”.

Sipas “Cosmopolitan” Sofia nuk ka marrë pjesë në asnjë film, kështu që pjesëmarrja e saj në festivalin e filmit është vetëm për të ekspozuar veshjet e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat