Të rejat që sjell edicioni i ri i festivalit “Kënga Magjike”

Mediale Vip

Të rejat që sjell edicioni i ri i festivalit “Kënga Magjike”

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 09:39
Ardit Gjebrea

Janë zbuluar detajet që sjell edicioni i 21-të i festivalit “Kënga Magjike”.

Ardit Gjebrea ka zbuluar detajet e edicionit të ri të festivalit “Kënga Magjike”.

Përmes një postimi, ai bëri të ditur se më 2 dhe 3 shtator pranohen këngët e reja për “Kënga Magjike 2019”.

Gjebrea shtoi se këtë vit, në “Kënga Magjike” do të këndojnë live edhe artistë “Big” jo vetëm “new artist”.

Sa i përket votimit, publiku do të vendos së kush do të shkojë në finale prej artistëve “Big”, kurse për artistët e rinjt vendos juria.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I ARDITIT, PA NDËRHYRJE:

“Të hënën dhe të martën, 2 dhe 3 Shtator, nga ora 10.00 – 16.00 mirëpresim në TV Klan këngët e reja të #këngamagjike2019.
Që të dielën e parë të transmetimit, dt 22 Shtator: do këndojnë “live” jo vetëm këngëtarët New Artist, por edhe ata Big!
Vlerësimi i telespektatorëve vendos këtë vit, se cilët Big do të jenë në gjysëmfinale, ndërkohë që juria vendos për New Artist.
Pas 20 vitesh eksperiencë, “Edicioni 21″ do sjellë të rejat që ndër vite janë diskutuar dhe kërkuar nga vetë artistët dhe publiku”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat