DJ Vin Veli reagon për herë të parë pas lajmit për arrestimin e tij

Mediale Vip

DJ Vin Veli reagon për herë të parë pas lajmit për arrestimin e tij

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 10:34
DJ Vin Veli

DJ Vin Veli ka reaguar pas publikimit të lajmit për arrestimin e tij. Në një stasus në Instastory, Veli ka publikuar një foto ku u uron të gjithëve një mëngjes të mbarë dhe shkruan se lajmi për arrestimin e tij nuk është i vërtetë.

Foto te publikuara nga Vin Veli

“Nuk është i vërtetë lajmi për arrestimin tim. Faleminderit të gjithëve për interesimin, Zoti qoftë me ju,”– shkruan DJ i njohur, emri i vërtetë i të cilit është Artvin Veli.

Mëngjesin e sotëm u publikua lajmi për arrestimin e Velit. “Report TV” publikoi edhe videon me pamjet ku shihej momenti teksa DJ merrej nga forcat e policisë. Gjithsesi nuk ka pasur një reagim nga autoritetet në lidhje me këtë ngjarje.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat