Fansat kritikojnë Khloe Kardashian, miliarderja detyrohet të heqë opsionin e komenteve në llogarinë e saj

Mediale Vip

Fansat kritikojnë Khloe Kardashian, miliarderja detyrohet të heqë opsionin e komenteve në llogarinë e saj

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 11:41
Khloe Kardashian

Miliarderja e famshme Khloe Kardashian ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj në ‘Instagram’ disa foto ku ka ekspozuar lëkurën e saj të shëndetshme dhe të ndritshme. Menjëherë pas këtij momenti në llogarinë e 35-vjeçares kanë mbërritur komente të ndryshme negative nga fansat e saj të cilët e akuzonin se i kishte buzët e fryra më tepër seç duhet dhe se dukeshin tmerrësisht keq. Ndërkohë disa të tjerë e kanë akuzuar Kardashian se ajo kishte bër ndërhyrje të shumta në pjesë të tjera të fytyrës duke e shndërruar atë në një njeri tjetër. Khloe nuk ka dhënë asnjë përgjigje rreth këtyre kritikave, por ka reaguar duke hequr opsionin e komenteve. Në këtë mënyrë miliarderja e njohur i ka ndaluar të gjithë ndjekësit e saj të komentojnë. Kjo nuk është hera e parë që një prej pjestarëve të familjes ‘Kardashian-Jenner’ sulmohen për shkak të operacioneve të ndryshme plastike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat