Cima kërkon ndihmë për punësimin e një gruaje që me 90 euro nuk mund ta kalojë muajin

Mediale Vip

Cima kërkon ndihmë për punësimin e një gruaje që me 90 euro nuk mund ta kalojë muajin

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 15:25
Rasim Thaçi

Ai mbetet një ndër ikonat e humorit shqip që ndër vite u kujdes për buzëqeshjet e publikut shqiptar.

Bëhet fjalë për Rasim Thaçin, i cili më mirë njihet në opinion si Cima i “Treshi përsheshit”, i cili muaj më parë mbushi 70 vjet.

Aktori njihet edhe si njeri humanist dhe sa herë që i jepet mundësia, i ndihmon njerëzit në nevojë.

Së fundi, artistit i ka ndodhur një gjë e pazakontë, dhe për këtë ka kërkuar ndihmë prej afaristëve dhe bizneseve të ndryshme që ta punësojnë një grua.

Në fakt, Cimës i ka ardhur një mesazh në llogarinë personale në Instagram teksa një grua i kërkon që ta ndihmojë të punësohet pasi që muajin po e kalon me 90 euro.

Ndryshe, Cima pritet të vjen me video projekte të reja televizive, ku për tematikë ka humorin dhe satirën.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat