Gashi ka gati albumin e ri

Mediale Vip

Gashi ka gati albumin e ri

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 12:45
Gashi

Reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Amerikë, G4shi, pëlqehet mjaft shumë nga publiku.

I njëjti tash e një kohë është në përgatitje të albumeve të reja dhe duket se shumë shpejt do të dalin në treg.

Kjo u bë e ditur nga vet ai përmes një postimi që ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social, Instagram.

Ai ditë më parë u shpreh se ka punuar tejet shumë në këtë album, madje nuk ka fjetur për pesë ditë rresht.

Reperi me prejardhje nga Drenica këtë vit lansoi projekte të shumta, të cilat i sollën suksese të mëdha në karrierë.

Ndërkaq, G4shi edhe sivjet performoi në festivalin “Sunny Hill”, të organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjini. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat