Skandali i tradhtisë që fshihet pas divorcit të Robertit dhe Norës/ Faktet e dokumentuara që do t’i përballin në Gjykatë

Mediale Vip

Skandali i tradhtisë që fshihet pas divorcit të Robertit dhe Norës/ Faktet e dokumentuara që do t’i përballin në Gjykatë

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 09:13
Nora Istrefi dhe Robert Berisha

Edhe pse u duk si një ndarje paqësore pas 13 vitesh histori, duket se pas divorcit të këngëtarëve, Nora Istrefi dhe Robert Berisha, fshihet një skandal i madh tradhtie.

Pas statusit shumë dashamirës të Robertit, i cili i shprehu publikisht mirënjohjen partneres së tij për vitet që kishin kaluar bashkë dhe vajzën që sollën në jetë, sipas mediave të Kosovës, fshihet një e vërtetë tjetër. Gazetarët kanë filluar të shkruajnë për lidhjet jashtëmartesore të secilit, që sipas tyre e kanë çuar martesën drejt divorcit.

Natyrisht që këto detaje janë në formën e thashethemit, por për disa nga mediat e Kosovës ekzistojnë fakte që ato ende nuk i publikojnë për çështje privatësie. E me sa shihet, flitet për tradhti të dyanshme, gjithmonë nëse u referohemi lajmeve që janë publikuar deri tani. Si fillim doli lajmi se “Nora e tradhtonte Robertin me avokatin e njohur për 1 vit”, dhe kjo ishte arsyeja e ndarjes së tyre. Ky u konsiderua një fakt që doli në dritë pas ndarjes së tyre, pra, në mes qëndron tradhtia.

“Prej të paktën një viti, Nora është në lidhje jashtëmartesore me njërin prej avokatëve ndër më të njohurit në Kosovë dhe kjo është arsyeja e ndarjes”, citohej në rrëfimin e një miku të ish- çiftit, të publikuar pothuaj në të gjitha portalet. Por, pas këtij lajmi, doli një tjetër që zbulon tradhtinë e Robertit kësaj here.

Burime pranë “Insajder” treguan se këngëtarja ka hedhur në gjyq ish-bashkëshortin për tradhti dhe natyrisht që ekzistojnë dokumente, pasi në Gjykatë nuk mund të shkohet pa dokumentet bazë që vërtetojnë këtë akuzë. Këngëtarja ende nuk ka reaguar ndaj aludimeve të shumta, por gazetarët janë gjithmonë në kërkim të arsyes së vërtetë, duke qenë se ndarja e tyre është komentuar ashpër nga fansat.

Sipas tyre, martesa është një institucion, për të cilin një çift duhet të sakrifikojë dhe jo të dorëzohet. Kujtojmë që Nora dhe Roberti janë prindër të një vajze të vogël, të cilën e quajtën Renee. Lajmin e ndarjes e dha vetë Roberti pak ditë më parë, me anë të një statusi në “Instagram”.

Image

 

Në deklaratën në fjalë, ai shkruante: “Unë edhe Nora nuk jemi mo bashk, por tan jetën do jemi babi dhe mami i Renees, loqkës tonë dhe shokë të mirë deri në vdekje. Nëse nuk ka mo dashni mes një çifti, nuk domethënë me bo armik e mja kthy shpinën. Bonuni pozitiv e keshni sa ma shum edhe respektojeni edhe qato që s’ju don të mirën se sen s’bohet. Përmes kti postimit Nora Istrefin e falenderoj shum që ma ka pru në jetë nje fëmi si Renee edhe shum kujtime të bukra prej 2006-ës. Noriq, t’kom borxh tan jetën! I wish you all the best,”shkroi ai. Ndërkohë, Nora nuk ka reaguar aspak, duke qenë se edhe si natyrë është më e rezervuar në publik se Roberti.

ROBERT BERISHA DHE NORA ISTREFI, PSE E MBAJTËN TË FSHEHTË NDARJEN PREJ MUAJSH

Kanë 13 vjet bashkë dhe romanca e tyre duket si një film me shumë momente të bukura, por edhe kriza e ndarje të përfolura. E ndryshe nga çiftet e tjera të showbizz- it, për Nora Istrefin e Robert Berishën, tashmë prindër të një vajze, të flisnin për ndarjen e tyre nuk ishte një tabu siç bënë muaj më parë. Sipas miqve të tyre, arsyeja pse ata po jepnin aq shumë deklarata motivuese për divorcin, ishte sepse ata në të vërtetë ishin ndarë, por e mbajtën sekret dhe vendosën ta bënin publike vetëm pasi u mësuan me idenë e divorcit dhe e kaluan traumën e fillimit.

Image

 

Pak kohë më parë, ishte Roberti ai që u shpreh se ndarja është normale për një çift që vendos t’i japë fund lidhjes. Teksa ishte i ftuar në emisionin “Gjesi”, ai u pyet në lidhje me lajmet që shpeshherë kanë qarkulluar për raportin me bashkëshorten e tij, Nora Istrefi, dhe tha se mediat priren të publikojnë menjëherë lajmet e këqija. Gjatë intervistës, Roberti u shpreh se nëse ndarja ndodh, është diçka normale që duhet të pranohet.

“Nëse ka diçka të vërtetë, shumë shpejt merret vesh. Edhe është diçka normale, edhe nëse është e vërtetë. Është shumë gjë normale”, u shpreh pak kohë më parë këngëtari. Por nëse Roberti njihej për karakterin më të hapur para mediave, kur e bëri edhe Nora të njëjtën gjë duket se sekretit po i dilte tymi. Në një intervistë të fundit, ajo zgjodhi të fliste pak më shumë për jetën e saj personale, duke rrëfyer detaje të reja nga jeta e saj martesore.

Image

 

Në një intervistë për “Mirage”, këngëtarja tregoi ndjesitë që përjetoi kur i vdiq i ati e deri te dyshimet e publikut për ndarjen e saj me Robertin. Për sa i përket ndarjes së komentuar me Robertin, Nora tha: “Njerëzit ndonjëherë edhe keqkuptohen. Ne vazhdojmë të jemi të dashuruar, vazhdojmë të jemi bashkë, të jemi prindër, vazhdojmë të jemi bashkë dhe të lumtur”, tha Istrefi, por miqtë e konsideruan thjesht një deklaratë jobindëse dhe që mbulonte të vërtetën.

Sipas kolegëve të afërt të tyre, në fakt, ata mund të konsiderohenshin çifti i krizave, pasi në 13 vite bashkë kanë pasur disa raste kur janë përballur me mosmarrëveshjet. Sipas tyre, çifti i famshëm e ka diskutuar aq shumë ndarjen sa janë shumë të përgatitur shpirtërisht për të jetuar të ndarë.

“S’ka inat” ishte klipi ku çifti i famshëm i këngëtarëve nga Kosova, Robert Berisha dhe Nora Istrefi, u bënë bashkë pak kohë më parë për të na rrëfyer përmes vargjeve e muzikës një copëz nga historia e tyre 13-vjeçare e dashurisë. Si prindër të vajzës Renee, ai, burri shumë i pashëm i një gruaje të bukur, ka guxuar gjithmonë të japë detaje rreth martesës me një grua si Nora.

Pyetjes në një intervistë për “Panorama Plus” nëse bëhet xheloz për Norën si një ndër femrat yje të muzikës, dhe nëse ajo bëhet për të, Roberti iu përgjigj: ”S’do kishim qenë bashkë plot 13 vite po të kishim qenë xhelozë… Të kesh një partnere të bukur është fat dhe ndjenjë e bukur”, tha ai. Sekreti për martesë të lumtur mes dy artistëve karrieristë dhe gjithnjë me udhëtime e koncerte, cili është, sipas tij? “Nuk ka sekrete, ka vetëm dashuri dhe respekt. Në shumicën e kohës jemi bashkë, përveç weekend-it, pra, një të shtune. Nga e diela deri të premten jemi bashkë, kurse çiftet e tjerë, të cilët kanë orar pune 8 orë çdo ditë nga e hëna deri te premten, shihen më pak se ne”.

E nëse janë të kënaqur me paratë që fitojnë nga muzika, ai thotë: “Pasuria s’ka kufi… Kemi një jetë normale dhe profesioni i vetëm është muzika… Jetojmë prej saj”. E nëse intervistat e tyre për ndarjet kanë qenë më të shpeshta sesa për vetë muzikën që bëjnë, le të shohim se çfarë do të vendosin të rrëfejnë tani e tutje për marrëdhënien e tyre. Kujtojmë që Roberti 41-vjeçar është 8 vite më i madh se Nora, për të cilën kjo diferencë moshe nuk është aspak e vogël. Ata u njohën 13 vite më parë në ambientet e njëjta të muzikës, kur Roberti shoqëronte si instrumentist Sinan Vllasalihun dhe Nora ishte në kulmin e karrierës si këngëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat