“Sunny Hill Festival” edhe zyrtarisht do të organizohet në Bërnicë

Mediale Vip

“Sunny Hill Festival” edhe zyrtarisht do të organizohet në Bërnicë

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 11:27
Endrit Shala dhe Dukagjin Lipa

Është vendosur zyrtarisht që nga viti tjetër festivali “Sunny Hill”, të mbahet në Qendrën e Panaireve në Bërnicë, hapësirë e cila do të akomodojë dhjetëra mijëra njerëz më shumë, nga gjithë rajoni dhe Evropa.

Kjo pasi Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me organizatorët e Sunny Hill.

Me këtë rast, ministri në detyrë i MTI-së, Endrit Shala tha se kjo është arritur falë angazhimit maksimat të institucioneve të Republikës të Kosovës për krijimin e lehtësirave të nevojshme që ky festival të organizohet në ambiente më të mira dhe që të jetë më lehtë edhe për organizatorët. 

Shala: Tash e tutje, ‘Sunny Hill Festival’ do të organizohet në Bërnicë

“ Sunny Hill Festival, nga tash e tutje do të organizohet në qendrën e panaireve në Bërbnicë, ku do të ketë të drejtën e shfrytëzimit të gjithë oborrit të kësaj qendre, një qendër e cila është ndërtuar me investime shumë të mëdha të Republikës të Kosovës, e deri më tash nuk është shfrytëzuar maksimalisht për qëllimin që është ndërtuar ajo qendër. Unë besoj që ky përkushtim i joni, do të ndihmojë ‘Sunny Hill Festival’ që organizimet e ardhshme t’i ketë më të lehta dhe njëkohësisht të vazhdojë promovimi i turizmit kulturor që ‘Sunny Hill’ është duke i bërë shtetit tonë”, u shpreh ai.

Përfaqësuesi i “Sunny Hill Festival”, Dukagjin Lipa tha se me një hapësirë të tillë për festivalin, po u mundësohet që të zgjasin ditët e festivalit dhe që të kenë kapacitete më të mëdha për të pasur numër të më madh të njerëzve.

Ai u shpreh falënderues ndaj MTI-së dhe ministrit Shala për ndihmën që i kanë dhënë festivalit.

Lipa: “Sunny Hill Festival” vitin e ardhshëm do të zgjasë më shumë

“Siç e dini festivali nuk merr ndihmë tjetër prej Qeverisë së Kosovës, mirëpo po shpresojmë që së shpejti do të shihet që festivali është një prej mjeteve më të mira të promovimit të Kosovës dhe të rinisë të Kosovës, kështu që jemi shumë falënderues ndaj ministrit Shala, i cili me një proaktivitet të veçantë, thënë shkurt e shqip, i ka grahë kësaj pune më shpejt, për shkak që ne kemi nevojë të përgatitemi për vitin e ardhshëm, që presim të jetë edhe me numër edhe me ditë, më i gjatë se festivalet që i kemi mbajtur deri më tash. Kështu që ju presim vitin e ardhshëm në Bërnicë”, tha Lipa.

Ndryshe, përfaqësues të “Sunny Hill Festival”, kanë kërkuar më parë që të kenë një hapësirë më të madhe ku të organizojnë festivalin në fjalë, gjë që u arrit të zyrtarizohet sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat