Qëndroi në qetësi sepse Meghan ishte shtatzënë, tani Thomas Markle është gati të flasë

Mediale Vip

Qëndroi në qetësi sepse Meghan ishte shtatzënë, tani Thomas Markle është gati të flasë

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 17:08
Meghan Markle/ Thomas Markle

Kishim kohë pa dëgjuar nga Thomas Markle, pasi deklaratat e tij të zhurmshme nuk kanë qenë pjesë e tabloidëve prej disa muajsh. Duket se i ati i Dukeshës së Sussex-it ka qëndruar larg mediave, sepse nuk dëshironte të shqetësonte të bijën që ishte shtatzënë, por tani që ajo ka lindur, Markle është gati të fillojë sërish dhe nuk ka në plan të ndalet. Ai ka dhënë një intervistë për Daily Mail, ku është shprehur se po mundohen ta ndajnë nga Meghan.

“Nuk ka pasur kurrë probleme mes meje dhe Meghan-it, vetëm kohët e fundit. Kam qëndruar në qetësi sepse Meghan ishte shtatzënë me Archie-n, por tani do të flas, pasi ata dhe skuadra e tyre e PR-it po vazhdojnë të më ndajnë nga ime bijë. Sigurisht që jam shumë i zhgënjyer që nuk e kam takuar Archie-n. Shpresoja se fakti që ishte bërë nënë do ta zbuste Meghan-in dhe do të më kërkonte”, -është shprehur Thomas, i cili ka vazhduar të bëhet sentimental:

“Do të doja të më dërgonin një fotografi të Archie-t që të mund ta vendos në kornizë dhe ta var në mur, përkrah fotos së Meghan-it. A nuk është kjo gjithçka që do të donte një gjysh? Do të doja ta dija nëse ai ka marrë hundën e famshme të familjes Markle.”

Ai shtoi se shtypi ka shkruar gjëra negative për të, prandaj njerëzit kanë krijuar idenë e gabuar dhe e kanë gjykuar, kur në të vërtetë nuk e njohin aspak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat