Albumi i ri i Taylor Swift zë vendin e parë në Amerikë

Mediale Vip

Albumi i ri i Taylor Swift zë vendin e parë në Amerikë

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 22:33
Taylor Swift

Këngëtarja e njohur e muzikës kantri, Taylor Swift, së fundmi ka zënë vendin e parë në top-listat e Amerikës me albumin e ri “Lover”.

Ky album zuri vendin e parë pasi ka arritur të ketë mbi 867 mijë shitje për një javë, transmeton Sinjali.

Pothuajse 680 mijë të këtyre shitjeve ishin blerje direkte të albumit, ndërsa pjesa tjetër ishin të shkarkuara nga interneti.

‘Lover”, e realizon javën më të madhe të shitjeve për çdo album që nga albumi i fundit i këngëtares, “Reputation” në vitin 2017, i cili debutoi me mbi 1.2 milionë shitje.

Taylor Swift tani është e vetmja artiste që debutoi me gjashtë albume të ndryshme me të paktën 500 mijë kopje të shitura në një javë të vetme. Ndërsa, mbetet performuesja e vetme që i ka katër albume të ndryshme, ku secili prej tyre në një javë të vetme ka shitje prej një milion kopjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat