Dren Abazi “Mes yjesh” edhe në Ulqin

Mediale Vip

Dren Abazi “Mes yjesh” edhe në Ulqin

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 23:44
Dren Abazi

Pas pritjes se mrekullueshme që iu bë në amfiteatrin e Gërmisë, këngëtari Dren Abazi do të vazhdojë në Ulqin ku do ta mbaj koncertin me të njëjtin titull “Mes Yjesh”

Adhurues të muzikës pop-rok dhe muzikës qytetare ishin mbledhur më 12 korrik në amfiteatrin e Gërmisë në Prishtinë për të dëgjuar muzikën plot melankoli të Dren Abazit.

Aty kishte publikë te të gjitha gjeneratave dhe Dreni ishte ndier special në një natë speciale.

E këtë natë artistike, Dreni ka vendosur që t’ia servojë edhe ulqinakëve.

Ai me anë të një paralajmërimi në Facebook ka shkruar se natë “Mes yjesh” do të këtë edhe në Ulqin më 7 shtator bashkë me Zik Zak Orchestran.

E për këtë ai ka zgjedhur një vend special, Plazhin e Vogël të Ulqinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat