28-vjetori magjik i Luana Vjollcës, festa surprizë dhe të ftuarit VIP

Mediale Vip

28-vjetori magjik i Luana Vjollcës, festa surprizë dhe të ftuarit VIP

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 06:11
Luana Vjollca

Sot, të gjithë fansave të saj u ka bërë dhuratë një këngë dhe jo më kot në këtë ditë. Plot 28 vjeç dhe Luana Vjollca po jeton kohën më të mirë. Pasi mbylli me sukses një sezon të mbarë me “Shiko kush luan” dhe pasi kaloi një verë të nxehtë me pushime dhe me koncerte, është gati dhe me energji të reja për t’ia nisur nga e para.

Por pas kësaj ditëlindjeje të veçantë për të, sepse brenda një viti, Luana mund t’i numërojë shumë suksese vetes, njëri pas tjetit, në televizion, por edhe në muzikë – pasionin e saj të fëmijërisë, të cilin nuk ka ndër mend ta lërë mënjanë.

E gjithë dita e sotme ka qenë bekim për Luanën, familjen Vjollca dhe të gjithë fansat e moderatores, të cilët kanë postuar në profilet e tyre çdo sukses të Luanës në këto vite.

Ndërsa mbrëmja ka kulmuar në një mbrëmje speciale, në breg, me të gjithë të afërmit dhe miqtë e Luanës. Motrat Vjollca, të afërm dhe miq të ngushtë të moderatores, janë mbledhur për t’i uruar asaj 28-vjetorin në një ambient tërësisht të personalizuar.

Fifi, Blerina Rugova, Klodiana Shala si edhe shumë emra të njohur të ekranit i janë bashkuar festës dhe duken duke kërcyer pranë motrave Vjollca.

Aty pranë, edhe torta që mban lart vitet e Luanës, si për të simbolizuar edhe sukseset e saj.

Disa nga fotot dhe videot e festës, VIP-at i kanë ndarë edhe në profilet e tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat