E bija nuk e lejon të shohë nipin, i ati i Meghan Markle: Mendova se mëmësia do ta bënte më të ndjeshme

Mediale Vip

E bija nuk e lejon të shohë nipin, i ati i Meghan Markle: Mendova se mëmësia do ta bënte më të ndjeshme

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 06:16
Meghan Markle/Thomas Markle

Thomas Markle del sërish në skenë kundër së bijës. Pas shumë debateve, edhe publike, që ka krijuar me të bijën dhe familjen mbretërore, i ati i Dukeshës së Sussex-it ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave duke iu kundërvënë Meghan dhe dhëndrit të tij, Princit Harry.

Siç kanë raportuar mediat britanike, Markle u ka kërkuar prindërve të rinj të vizitojë vogëlushin Archie, por me sa duket, përgjigjet kanë qenë negative. Për këtë arsye, ai e quan hipokrit Princin Harry dhe "të pandjeshme" të bijën.

Thomas Markle ka folur për "The Mail on Sunday" duke thënë se ai shpresonte të takonte nipin e tij, ose të paktën të shikonte një foto të tij, por kjo nuk është bërë e mundur.

"Do të doja që ata të më dërgonin një foto të Archie, që unë mund ta vendosja në kornizë përkrah fotos së Meghan,- ka thënë 74-vjeçari gjatë intervistës, — por nuk është bërë e mundur. A nuk është kjo gjëja që çdo gjysh do të dëshironte? Do të doja të dija nëse ai (nipi) ka hundën e famshme të familjes Markle."

"Ndonjëherë kam ndjesinë se njerëzit mendojnë që nuk e dua vajzën time",- shton më tej ai. "Unë e dua shumë dhe nuk do të doja asgjë më shumë sesa të vendosja një fotografi të Archie në një kornizë përkrah asaj të Meghan... Sigurisht që jam i zhgënjyer që nuk e kam parë ende Archie-n. Kisha menduar se mëmësia do ta bënte më të ndjeshme Meghan..." - shton më tej Markle.

Intervista erdhi pak befasuese, shtojnë më tej mediat britanike. Ndoshta Thomas ka mbajtur një profil të ulët për disa muaj, për të mbajtur ish-yllin e "Suits" larg streseve gjatë shtatëzanisë së saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat