Arbana tregon arsyen pse nuk publikon foto me Eduartin

Mediale Vip

Arbana tregon arsyen pse nuk publikon foto me Eduartin

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 06:19
Arbana, Eduarti

Ata e kanë pranuar që janë bashkë, pa bërë deklarata të mëdha që “Po, ne jemi çift”. Arbana Osmani dhe regjisori i programit që ajo drejton në Top Channel, Eduart Grishaj janë në një romancë prej disa kohësh. Lidhja e tyre u zbulua nga komentet plot dashuri që ata i bëjnë jo rrallëherë njëri-tjetrit në Instagram. Përpara se të zbulohej lidhja e tyre, dyshja publikonin foto së bashku, duke qenë se puna i bënte bashkë edhe në vende të ndryshme të botës. Asokohe, ato foto mbeten thjesht profesionale, por mesa duket kanë qenë edhe më shumë.

Gjithsesi, dyshja e famshme, edhe pse janë me pushime në Itali, nuk publikojnë foto së bashku. Çifti postojnë foto nga i njëjti vend, por vetëm. Arsyeja? Një komentues e ka pyetur Arbanën se pse nuk publikon foto me Eduartin dhe moderatorja e ka treguar arsyen: “I kemi për vete”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat