Marina Vjollca rikthehet shumë shpejt me emision të ri

Mediale Vip

Marina Vjollca rikthehet shumë shpejt me emision të ri

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 11:51
Marina Vjollca

Ka kohë që Marina Vjollcën nuk e kemi parë aktive me ndonjë emision të ri. 

Dhe bukuroshja shqiptare së fundmi ka dhënë lajmin e gëzuar për fansat, pasi po rikthehet pas një kohe të gjatë në ekran.

Biondja ka hedhur një video në llogarinë e saj personale, Instagram, teksa shfaqet në promon e re dhe duket mjaft atraktive.

“Rikthehem shumë shpejt”, ka shkruar ajo krahas videos, duke bërë të ditur se do jetë pjesë e televizionit Klan.

Marina nuk ka zbuluar detaje më të hollësishme rreth këtij emisioni, edhe pse është thënë se do jetë pjesë e “Duplex”.

Megjithatë, presim të shohim në ditët në vijim se çfarë do të na sjellë këtë herë prezantuesja shqiptare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat