Këngëtarja e hiteve të fillimviteve 2000, - Anjeza Branka i rikthehet me kohë të plotë muzikës

Mediale Vip

Këngëtarja e hiteve të fillimviteve 2000, - Anjeza Branka i rikthehet me kohë të plotë muzikës

Nga: M.GJ Më: 3 shtator 2019 Në ora: 12:35
Anjeza Branka

Duket se vjeshta e 2019-ës për këngëtaren Anjeza Branka, që solli ndryshimin dhe revolucioni me stilin e saj rap-in, r&b-in dhe reggaton-in në shumë këngë të pëlqyera shqiptare, është duke realizuar video-klipe dhe kengë të reja njëra pas tjetërs. Kështu Anjeza bëhet aktive me produksione muzikore gati pas një dekade jo aktive.

Projekti i saj i fundit në bashkëpunim me Nikun e ish-grupit legjendar të hip-hopit shqiptar 2Die4 shënoj 1 milionshin e shikueshmërisë në YouTube. Kënga me titullin "Wie Vodka" duket se ka gjetur pëlqimin e publikut dhe fansave të Anjezës. Kjo tregoi edhe një herë se kolaboracioni midis Anjeza Brakës dhe Nikut (Besnik Malo-s) është përsëri sukses si në vitin 2005 me këngën "Ngadalë" pjesëmarrëse në edicioni e III të Top Fest. Ku kjo këngë edhe shënjoj, kulmoi, vulosi karrierën e këngëtares Branka.

Por, Anjeza nuk ka në mend të ndali, shtatori do të risjell përsëri këngëtaren me një bashkpunim me artistin Gëzim Meta (me emrin e artit, Biggie X). Kënga mban titullin "Sushi" dhe me ç'duket do jetë tejet pikante. Skena hot & lux, richest girl, ku makinat e shtrenjta, aksesorët dhe ndërtesat shumëkatshe do janë pjesë e klipit. Por ky nuk do të jetë vetëm produksioni i fundit për këtë vit, pasi Anjeza Branka nga burime të sigurta na pohojnë se: ajo ka në duar një material të mirë muzikor gjë që e ka shtyrë artisten për të (konkuruar) marr pjesë në një nga kometicionet më serioze të muzikës moderne shqiptare, siç është Kenga Magjika. Kënga do të jetë e rrymës baladë, por deri në fund të vjeshtës do të na duhet të presim. S'na ngelet gjë tjetër veç t'i themi Anjezës, suksese!BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat