Bebe Rexha rrëfen natën më të frikshme “Mendova se do më përdhunonin”

Mediale Vip

Bebe Rexha rrëfen natën më të frikshme “Mendova se do më përdhunonin”

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 12:57
Bebe Rexha

Bebe Rexha ka folur rreth eksperiencave më të tmerrshme që ka përjetuar.

Bebe Rexha dje kishte pozuar për revistën ‘Cosmopolitan’ për të cilën edhe ka dhënë intervistë rreth jetës së saj profesionale dhe përvojave të frikshme.

Gjatë intervistës ajo kishte rrëfyer natën kur një nga producentët që po punonte u mundua të ja futë duart në pjesën intime me çka revoltoi këngëtaren nga Dibra dhe obligoi atë ta lëshoj studion.

“Kur arrita për herë të parë në LA, punova me një producent shumë të madh. Ai më vendosi në një dhomë me shumë kantautorë dhe muzikantë të tjerë që të gjithë dukeshin të droguar. Ishte një producent (tjetër) që hynte në studio dhe më masazhonte këmbët. Një herë ai u përpoq të shkonte më lart mbi gjunjë dhe po bëhej disi i ashpër, kështu që i tërhoqa këmbët. Ai tha, ‘Jo, unë do të bëj atë që dua’. Por unë jam rritur për të mos lejuar kurrë që dikush të prekë trupin tim nëse nuk dua që ta bëjë”- është shprehur Bebe.

Ajo më pas foli edhe për natën më të frikshme që ka përjetuar e vetme në një studio me disa burra…

“Një natë unë isha vetëm në studio dhe një producent tjetër kishte një grup prej pesë ose gjashtë djemsh. Unë kisha dëgjuar gjëra rreth tij nga e kaluara dhe thjesht nuk mund ta përballoja më. Ndihesha sikur do të përdhunohesha. Në heshtje thirra një taksi nga kabina e regjistrimit, e cila ishte e mbyllur dhe dola prej atje. Ishte nata më e keqe që kisha kaluar ndonjëherë”. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat