Plot 14 vite martesë, Jul Deda bën të gjithë për të qeshur me kërkesën që ka për bashkëshorten

Mediale Vip

Plot 14 vite martesë, Jul Deda bën të gjithë për të qeshur me kërkesën që ka për bashkëshorten

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 15:38
Jul Deda me familje

Aktori i njohur i humorit, Julian Deda, dhe bashkëshortja e tij, Armanda, kanë sot 14-vjetorin e martesës.

Juli, i cili është mjaft aktiv në profilin e tij në “Instagram”, nuk ngurron që të publikojë momente të ndryshme me familjen, gruan dhe dy fëmijët.

Aktori gjithashtu postimet e tij i shoqëron me dedikime të ndryshme, ku disa janë për të qeshur e të tjera mjaft emocionuese.

Pak më parë, Deda ka publikuar një tjetër foto me bashkëshorten, ku i bën kërkesën epike meqenëse kanë mbushur plot 14 vite martesë.

“Zemër, tani që kemi 14 vite martesë dhe jam rritur, a mund të dal me shokët, të rri deri vonë? Të dua shumë”, shkruan Juli në postim, duke i shkrirë të gjithë së qeshuri.

Në foton e postuar në “Instagram”, ai shfaqet me flokët biond, të cilët i ka bërë për t’iu përshtatur rolit që do të ketë në filmin e ri të Ermal Mamaqit, “I love Tropoja”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat