U tha se do të largohet nga “InTV”, ”, Fatma Methasanin do ta shohim në këtë televizion?

Mediale Vip

U tha se do të largohet nga “InTV”, ”, Fatma Methasanin do ta shohim në këtë televizion?

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 15:44
Fatma Methasani

Një ditë më parë, u përhap lajmi se moderadoren e njohur Fatma Methasani nuk do ta shohim në “InTV” në këtë sezon të ri televiziv.

Burime pranë Fatmës u shprehën se ishte shtatzënia që e bëri atë të merrte një vendim të tillë. E teksa të gjithë menduan se për një kohë nuk do ta shihnin në ekran, ajo i ka surprizuar të gjithë me një postim në “Instastory”.

Fatma publikoi një foto ku shfaqej së bashku me kolegun e saj, Armend Dumbon, në ambientet e “Top Channel”.

Ende nuk është zbuluar se pse moderatorja ndodhej në ambientet e këtij televizioni, por mund të bëhet fjalë për ndonjë projekt të ri.

Ndërsa nga ana tjetër, Fatma dhe partneri i saj, Alfio Rrotani, kanë vendosur që të mos reagojnë në lidhje me lajmet se ata do të bëhen prindër për herë të parë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat