“Femër pa shije, si merret Zeni me ty”, Armina i përgjigjet me ironi fanses: Ti tregoj profilin tënd, ndoshta i prishet mendja

Mediale Vip

“Femër pa shije, si merret Zeni me ty”, Armina i përgjigjet me ironi fanses: Ti tregoj profilin tënd, ndoshta i prishet mendja

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 15:52
Armina Mevlani

Armina Mevlani është një nga femrat më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Blogerja gjithashtu është mjaft e komentuar edhe në rrjetet sociale, ku ka 1 milionë ndjekës.

Mevlani herë pas here poston foto e video në “Instagram”, mbi modën dhe stilin e saj.

Në foton e fundit të publikuar në rrjetet sociale, armina shfaqet e veshur mjaft stil dhe shkruan se ndihet sikur ka veshur këmishën e partnerit të saj, Shkëlzen Berisha.

Fotografia është pëlqyer e komentuar shumë, por ka patur edhe nga ata që e kanë kritikuar për këtë stil veshje. “Femër pa pik shije për Zotin, se di si merret Zeni me ty”, i shkruan një ndjekëse.

Armina nuk i ka lënë gjë mangët në përgjigje, ku me ironi i shkruan: “Nuk e di, t’ia tregoj njëherë profilin tënd se ndoshta i prishet mendja”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat