Rita Ora sqaron raportet me Princin Harry

Mediale Vip

Rita Ora sqaron raportet me Princin Harry

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 13:49
Rita Ora dhe Princ Harry

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, ka qenë së fundmi pjesë e ballinës së “Marie Claire” për të cilët dha edhe një intervistë.

Ajo ka folur për lidhjet e saj të dashurisë dhe ka zbuluar se dashurohet shumë.

E pyetur lidhur me miqësinë me Princin Harry ajo ka treguar se si është njohur me të dhe çfarë raporte ka pasur e ka sot.

“Sa herë që shohim njëri-tjetrin, gjithmonë jam e befasuar se si i kujton ai bisedat e tjera që kemi pasur. Sepse ai duhet të takojë kaq shumë njerëz. Por ai është i buzëqeshur, dhe ai dëgjon gjithmonë me kujdes”, ka thënë Rita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat