Fjolla Morina kujton pas dy vitesh të dashurin e ndjerë: Pranvera të humbi ty, s’do të them kurrë lamtumirë

Mediale Vip

Fjolla Morina kujton pas dy vitesh të dashurin e ndjerë: Pranvera të humbi ty, s’do të them kurrë lamtumirë

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 15:51
Fjolla Morina

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, është një nga personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan shpesh me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk heziton që herë pas here të shprehë edhe gjendjen e saj emocionale.

Një gjë të tillë, këngëtarja e ka bërë së fundmi, teksa ka publikuar në InstaStory një imazh pranë detit.

Nën filtrat bardhë e zi, ajo i shkruan një dedikim të sinqertë të dashurit të saj të ndjerë, Juxhin Dautit, i njohur me nofkën Xhino.

I ndjerë u nda nga jeta më 25 prilli të vitit 2017, në një atentat mafioz që u mori jetën në zonën e Sukthit në një rrugë dytësore.

Duke kujtuar të dashurin e ndjerë, Fjolla shkroi në mbishkrimin e fotografisë: “Pranvera të humbi ty, jo ti pranverën. S’do të them kurrë lamtumirë XH”.

Me shkronjën Xh ajo i është referuar inicialit të nofkës së ish-të dashurit të ndjerë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat