Luana Vjollca tregon se si u realizua klipi i saj i ri “Ti Amo”

Mediale Vip

Luana Vjollca tregon se si u realizua klipi i saj i ri “Ti Amo”

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 17:38
Luana Vjollca

Këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca, me datën dy shtator (e hënë), festoi ditëlindjen e 28-të.

Përveç festës madhështore, biondja atë ditë publikoi edhe një këngë të re të titulluar “Ti Amo”, si befasi për fansat e saj.

Derisa po shijon suksesin e këtij projekti, e njëjta në rrjetet sociale ka sjellë një video nga prapaskenat e xhirimeve të klipit.

“Mënyra se si realizohet një këngë”, ka shkruas krahas videos artistja Vjollca.

Luana edhe këtë herë vjen mjaft në formë dhe atraktive, ku vetëm për pak ditë kjo këngë ka kaluar shifrën e gjysmë milionë klikimeve.

E njëjta këtë vit lansoi një sërë projektesh dhe tashmë ka njoftuar publikun se së shpejti fillon me emision të ri, për të cilin nuk ka dhënë detaje më të hollësishme.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

The way of shooting a ONE SHOOT MUSIC VIDEO ???? #TiAmo Out now (link in bio) ?

A post shared by LUANA ? (@luanavjollca) on

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat