Një çift si ky, Justin Bieber emocionon me fjalët kushtuar partneres

Mediale Vip

Një çift si ky, Justin Bieber emocionon me fjalët kushtuar partneres

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 21:47
Justin Bieber dhe Hailey Baldwin

Justin Bieber i ka bërë dedikim romantik gruas.

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë ndër çiftet më të komentuara të shoubizit ndërkombëtar.

Këngëtari së fundi ka postuar një fotografi, në të cilën ia dedikoi disa fjalë të ëmbla gruas.

“Më mirë në të 70-at e dashur. Të dua çdo ditë më shumë. Ti më ndryshove mua, më bëre më të fortë dhe ti përgjithësisht je më e mirë dhe e mrekullueshme sesa unë dhe jam në rregull me këtë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se dyshja do të martohen në fund të këtij muaji dhe po organizojnë dasmë madhështore.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat