Priyanka Chopra dhe Nick Jonas bëjnë histori në listën e të veshurve më së miri

Mediale Vip

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas bëjnë histori në listën e të veshurve më së miri

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 00:25
Priyanka Chopra dhe Nick Jonas

Të porsamartuarit Priyanka Chopra dhe Nick Jonas kanë bërë histori duke u bërë çifti i parë në top-listën e njerëzve të veshur më së miri të revistës “People”.

Jonas gjithashtu u bë mashkulli i parë që e kryeson top-listën vjetore për stil, ndërsa i bashkohet gruas së tij, ish-mis botës, në pozitën numër një.

Çifti mposhti aktorin Billy Porter, kampionen e tenisit Serena Williams, Jennifer Lopezin, Lady Gaga dhe Celine Dion, duke e zënë vendin e parë.

Image

"Kjo është hera e parë që e kemi pasur një mashkull ose një çift në top-listën Top 10, e lëre më si të veshur më të mirë, por më të vërtetë ndihej sikur këta të dy e merituan", tha për Reuters drejtoresha e stilit dhe bukurisë në “People”, Andrea Lavinthal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat