Si në filma, Camila Cabello dhe Shawn Mendes shihen në momente intime

Mediale Vip

Si në filma, Camila Cabello dhe Shawn Mendes shihen në momente intime

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 07:05
Camila Cabello dhe Shawn Mendes

Camila Cabello dhe Shawn Mendes janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe ata nuk hezitojnë ta tregojnë këtë edhe në publik.

Edhe pse fillimisht nuk kishin konfirmuar asgjë në lidhje me marrëdhënien e tyre, këngëtarët ishin parë shpeshherë duke u puthur në vende publike, gjë që padiskutim e vërtetonte lidhjen e tyre.

Së fundmi, Shawn dhe Camila janë fotografuar nga paparacët në Toronto, duke u puthur dhe përqafuar në një vend publik, por ndryshe nga herët e tjera, sipas ‘Cosmopolitan’ kjo puthje pasionante ngjasonte me një nga ato të filmave romantikë që jemi mësuar të shohim zakonsisht.

Image

Toronto është vendi i lindjes të Mendes dhe aty ai ndihet si shtëpi.

Camila lajmëroi në ‘Instagram-in’ e saj se së shpejti do të sillte muzikë të re, me siguri, inspiruar nga lidhja e saj me këngëtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat