Tayna pozon para aparatit të Fadil Berishës

Mediale Vip

Tayna pozon para aparatit të Fadil Berishës

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 11:27
Tayna

Artistja nga Prizreni, Doruntina Shala e njohur me emrin artistik Tayna, është duke qëndruar disa ditë në New York. Reperja, e cila mbajti një sërë koncertesh këtë verë, do të mbajë edhe disa të tilla në “Big Apple”.

E njëjta po ashtu është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, gjersa në Instagram numëron mbi një milion ndjekës.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video atraktive ku tregon se ka realizuar një set të veçantë fotografik para aparatit të fotografit të famshëm shqiptar, Fadil Berisha.

Me flokë ngjyrë rozë dhe me një veshje interesante, Tayna nuk ka dyshim se ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.

Ndërkohë, 23-vjeçarja është duke e shijuar akoma suksesin e bashkëpunimit me Dafina Zeqirin “Bye Bye”, projekti i të cilëve ka grumbulluar mbi 14 milionë klikime.

Ky vit gjithashtu ka qenë mjaft i suksesshëm për reperen Shala dhe projektet e saj tashmë kanë pushtuar platformat e ndryshme muzikore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat