Dafina Zeqiri nis punën për albumin e ri

Mediale Vip

Dafina Zeqiri nis punën për albumin e ri

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 13:07
Dafina Zeqiri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, këtë vit ka qenë mjaft aktive dhe e angazhuar me projekte muzikore. 

Bukuroshja, e cila është kthyer nga Amerika, po vazhdon të sjellë prurje të reja dhe mjaft të veçanta, gjersa shquhet për stilin e saj, gjë që bën të jetë më ndryshe nga artistet e tjera.

Krahas koncerteve e projekteve, 30-vjeçarja tashmë po punon edhe për albumin e ri, ku siç bën të ditur ka përfunduar pesë demo për vetëm dy ditë.

“Pesë demo për dy ditë. E di që unë faj kam, e di që je duke vajtuar. Jena dosa por nuk mjafton”, ka shkruar ndër të tjerash Duffye, duke sjellë edhe një frazë të një prej projekteve.

Gjithashtu, Dafina ditë më parë publikoi edhe këngën e re dhe të fundit për këtë verë të titulluar “Kapma Dorën”. Ky projekt është realizuar gjatë koncerteve që ka mbajtur, derisa tregon një rutinë të saj ditore.

Për vetëm katër ditë kënga në platformën YouTube ka grumbulluar afro gjysmë milion shikimesh.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat