Kujt ja dedikuan këngën “Ti je” dy shokët e ngushtë të Prishtinës?

Mediale Vip

Kujt ja dedikuan këngën “Ti je” dy shokët e ngushtë të Prishtinës?

Nga: D.B Më: 6 shtator 2019 Në ora: 15:19
Besim Bunjaku (Bica) dhe Vaxi

Dy shokët e ngushtë të fëmijërisë Vaxi dhe Besim Bunjaku, kanë lansuar këngën më të re me klip “Ti je “, këngë kjo që vjen më ndryshe nga këngët tjera, që jemi mësuar ti dëgjojmë.
Vaxi dhe Besim Bunjaku dikur ishin të pranishëm në çdo party të Prishtinës,(Kurrizit) të atëhershëm dhe organizonin ndeja dhe koncerte së bashku.
Ata po ashtu kanë regjistruar edhe labelin e tyre që titullohet “ONE INFINITE RECORDS” në Londër.
Këngatari Vaxi ka thënë për "Bota sot” se ndonëse më parë ka kënduar këngë vetëm solo, tash e tutje do të këndojë në bashkëpunim me Besim Bunjakun.
“ Besim Bunjaku përveç së këndon në këtë këngë duo me mua, ai ka bërë edhe tekstin e kësaj kënge si dhe muzikën. Unë kam bashkëpunuar shumë herë me të, pasi duke e njohur natyrën time që nga koha e hershme, në tekstet e kompozuar nga Besim Bunjaku kam gjetur vetën time. Kënga "Ti je" është një këngë ritmike, ku secili mund ta gjej vetën në të. Orkestrimin e kësaj kënge e ka bërë Artan Kastrati – Shkup, kurse klipin / Video Art – Gjilan”, ka thënë mes tjerash Vaxi.
Dyshja Vaxi dhe Besim Bunjaku,përndryshe sonte do ta bëjnë promovimin e këngës
‘’Ti je’’, ku edhe do të kemi rastin ti ndjekim në emisionin " Zonë e lirë", me Arian Çani, nga ora 23:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat