Nora dhe Roberti pushime së bashku edhe pas ndarjes? Dikush tjetër e shoqëron këngëtaren

Mediale Vip

Nora dhe Roberti pushime së bashku edhe pas ndarjes? Dikush tjetër e shoqëron këngëtaren

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 18:05
Nora Istrefi

Lajmi i ndarjes së Robertit dhe Norës i tronditi të gjithë. Dyshja e famshme i dhanë fund romancës së tyre pas 13 vitesh lidhje. Ndarja u duk se ishte miqësore, aq sa u aludua se dyshja janë më pushime së bashku për hirë të vajzës. Nora publikonte foto me Renee dhe Roberti gjithashtu. Kaq mjaftoi që të aludohej se dyshja janë bashkë me pushime.

Mirëpo, këto zëra me sa duket nuk janë të vërtetë, pasi Nora ka treguar përmes një albumi të publikuar në Instagram, se atë e shoqëron e ëma në këto pushime me të bijën. Në fakt teksa shohim mamanë e Norës, tashmë e kuptojmë se nga kanë ngjarë 3 vajzat e saj bukuroshe.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat