Në ditën e parë të shkollës të Charlotte, Kate i tha diçka motivuese dhe prekëse së bijës

Mediale Vip

Në ditën e parë të shkollës të Charlotte, Kate i tha diçka motivuese dhe prekëse së bijës

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 18:08
Familja e Kate Middleton

Zemrat u ëmbëlsuan dje në mëngjes kur Duka dhe Dukesha e Cambridge u fotografuan duke dërguar në shkollë dy fëmijët e tyre, princin George dhe princeshën Charlotte. Charlotte, 4 vjeçe kishte ditën e parë të shkollës në Thomas Battersea dhe sigurisht që do e shoqëronin mami dhe babi.

Duke qenë se princesha ishte e emocionuar në këtë ditë të rëndësishme, dukesha Kate i dha disa këshilla të bijës për rrugën e gjatë që do të bëjë në shkollë.

Image

Në hyrje të shkollës, Kate është dëgjuar duke i thënë të bijës “Mos u shqetëso, George do të ndihmojë në rrugën e duhur “.

Në ditën e parë të shkollës të Charlotte, Kate veshi një fustan me lule dhe kishte vendosur një rrip nga Michael Kors. Kate kishte çelur paksa ngjyrën e flokëve, duke e bërë atë më bionde, ndryshe nga si jemi mësuar ta shohim me kafen e zakonshme.

Ndërkohë, Princi William ishte veshur gati njësoj si në vitin 2017 kur çoi për herë të parë në shkollë George: një xhaketë blu, këmishën bojëqiell dhe pantallonat e zeza.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat