Hailey pozon pa grim dhe Justin-it i duket më e bukura në botë

Mediale Vip

Hailey pozon pa grim dhe Justin-it i duket më e bukura në botë

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 18:09
Justin Bieber dhe Hailey Baldwin

Pak rëndësi ka nëse ju pëlqen apo jo Justin Bieber, por ai djalë është për t’u vlerësuar për mënyrën si e shpreh dashurinë e tij për Hailey-n. Ata kanë një vit të martuar dhe duket se dashuria shtohet dita-ditës. Aq shumë saqë ai nuk mund të resht së foluri për zgjuarsinë dhe bukurinë e saj. Shembulli i fundit është një foto e Hailey-t, e cila shfaqet pa grim, që Justin ka postuar në Instagramin e tij.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber) on

Në përshkrimin e fotos ai shkruan se është i çuditur nga pamja e saj pa grim dhe shton disa emoji me sytë zemra. Po ashtu, dje ai postoi një foto të tijën dhe Hailey-t, ku shfaqen përdore. Përkrah fotos ai shkroi:

“Do të jemi më mirë në të 70-at zemër. Të dua çdo ditë e më shumë. Ti më sfidon, më jep forcë dhe je më e mirë se unë, por jam dakord me këtë gjë.”

Epo, nuk ka dyshim që ky djalë është i dashuruar!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat