Plotësohet juria e Dance With Me, zbulohet edhe anëtari i fundit

Mediale Vip

Plotësohet juria e Dance With Me, zbulohet edhe anëtari i fundit

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 06:16
Ilustrim

Edhe pak ditë larg spektaklit argëtues që nis si çdo vit me sezonin e ri në Tv Klan. Skuadra Grabocka - Vejsiu dhe produksioni i "Dance With Me" janë gati për një sezon të gjashtë, i cili ka nisur t'i zbulojë surprizat një nga një. E para, e konfimuar nga juria dhe anëtarët e saj u zbulua pak ditë më parë ekskluzivisht për Class. Gent Zenelaj do t’i bashkohet jurisë së spektaklit të kërcimit, por do të jetë i shoqëruar nga dy zonja, të cilat i njihni mjaft mirë.

E para është mikeshë e këtij spektakli që nga edicioni i tij i parë. Juria s’mund të ishte e njëjta pa ëmbëlsinë e Valbona Selimllarit. Përherë e qeshur, pozitive dhe motivuese me opinionet e saj, Valbona, edhe në situatat më të zjarrta, di të ruajë mjaft mirë ekuilibrat.

Po cili është anëtari tjetër?

Image

Në rolin e koreografes që do të gjykojë çdo performancë vjen këtë sezon për herë të parë në DWM Enada Hoxha. Pas shumë projekteve të suksesshme në balet, pas viteve e shkëlqimeve të njëpasnjëshme në skenë, Enada e ka pritur me shumë kënaqësi ftesën që iu bë për të qenë pjesë e këtij formati. Ekskluzivisht për Class, koreografja e njohur tha se “është gjithmonë kënaqësi të rikthehesh në ekran, brenda një formati ku lëvrohet kërcimi dhe muzika, që janë pasionet e mia të mëdha dhe që i njoh shumë mirë. Ftesa për të qenë në juri ishte një surprizë e bukur.”

Po si e gjen veten mes personazheve të njohur, të cilët kërcimin nuk e kanë pikën e tyre të fortë? Edhe me këtë pjesë, Enada nuk është e pamësuar, madje bashkë me ta, ajo do të angazhohet për t’i dhuruar publikut më shumë atmosferë: “Do të jem mes personazheve të njohur dhe do të përpiqem bashkë me ta të realizojmë një atmosferë sa më të bukur për publikun e gjerë të këtij spektakli”,– vijon Hoxha.

Gjithçka është plotësuar. Kanë mbetur edhe pak ditë dhe kutia e surprizave hapet….

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat