Një lajmi i hidhur është përcjellë sot në të gjithë mediat amerikane. Këngëtarja e njohur Kajli Rej Haris ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik në Nju Meksiko, nga i cili humbi jetën edhe një 16-vjeçare.
Siç raportohet nga të dhënat e policisë, në aksident janë përfshirë tri makina, në njërën prej të cilave ishte edhe këngëtarja amerikane.
Haris po udhëtonte në festivalin e muzikës në Taos, aty ku ndodhi edhe aksidenti tragjik. Autoritetet kanë njoftuar se personi i cili ka shkaktuar aksidentin ka qenë në gjendje të dehur.
Sipas Daily Mail, regjistrimet gjyqësore tregonin se Harris ishte dënuar në qershor 2017, sepse ngiste makinën në gjendje të dehur, me përmbajtje alkooli në gjak (BAC) prej më shumë se 0.15, pothuajse dyfishi i kufirit të lejuar (0.08).
Këngëtarja u gjobit me 460 mijë dollarë dollarë për veprën penale, si edhe me ndalim të lëvizjes me makinë, pa një provë fillestare.
Të gjithë fansat e saj u trishtuan, sepse vetëm pak para së të mbërrinte në festival në Taos, këngëtarja 30-vjeçare postoi një foto në llogarinë e saj duke shprehur entuziazmin për koncertin që do të jepte pas pak. Duke sqaruar se kishte udhëtuar për 12 orë, ishte e lumtur që më në fund, kishte mbërritur në Taos.
Ajo shtonte se kishte shumë kujtime me motrën dhe të atin, i cili nuk jetonte më, dhe ishte shumë e trishtuar për këtë.
Familja e vajzës 6-vjeçare, e cila humbi jetën për shkak të këngëtares, u kërkoi reporterëve të respektonin privatësinë dhe dhimbjen në këtë moment të vështirë.