Arrin 100 milionë ndjekës në Instagram, JLo shpërblen fansat me një dhuratë

Mediale Vip

Arrin 100 milionë ndjekës në Instagram, JLo shpërblen fansat me një dhuratë

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 08:23
Jennifer Lopez

JLo ka arritur një rekord të ri personal në Instagram.

Jennifer Lopez ka ndarë me ndjekësit një video në Instagram, me të cilën tregoi shifrën e ndjekësve që ka arritur.

Këngëtarja bëri të ditur se tani llogarit 100 milionë ndjekës në Instagram e me këtë rast ajo ka një dhuratë për fansat.

Duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që ia japin, JLo ftoi një fans të jetë i pranishëm në premierën e filmit “Hustlers” në Toronto.

“100 milionë ndjekës?!?! WOW!!! Përulem dhe mirënjohëse për jgithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Ju njerëz nënkuptoni gjithçka për mua, kështu që nesër ftoj një nga ju (dhe një mysafir) në premirën e fimit “Hustlers” në Toronto! E tëra çfarë ju duhet të bëni është të shkruani numrin tim personal w / Insta, emrin tuaj dhe qytetin tuaj të vendbanimit: +1 (305) 690-0379 dhe unë do të përgjigjem brenda disa orëve në vazhdim nëse jeni fitues. Vazhdoni!!!!!!!!  E edituar! Fituesi u zgjodh. Faleminderit të gjithëve që më keni shkruar”, janë fjalët e këngëtares.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat